FUSHË-KRUJË - Vetëm fati dhe klientët e lokalit, kanë mundur të evitojnë një tragjedi të shumëfishtë në qytetin e Fushë-Krujës. Ka qenë një i sëmurë mendor, i cili gjendej në lokal dhe pas një debati për shkaqe banale me të zonjën e lokalit, ka nxjerrë thikën që mbante me vete dhe ka qëlluar mbi të.
Menjëherë është ngritur klienti që ka qenë më afër banakut për të bërë të mundur heqjen e thikës nga duart e personit që njihej për problemet e tij mendore. I armatosuri është kthyer dhe ka qëlluar edhe klientin. Burrin ka tentuar ta godiste në pjesën e fytit, por, për fat, ai ka lëvizur kokën dhe thika e ka kapur në mjekër. Neutralizimi ka ndodhur nga klientët e tjerë të lokalit të cilët kanë mundur t’i heqin thikën nga duart ndërsa autori ka mundur të dalë nga lokali. Ai është vënë në prangat e policisë, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Mësohet se që të dy janë jashtë rrezikut për jetën, ndonëse gruaja ka marrë plagë në pjesën e shpatullës.
Ngjarja sipas policisë
Shkëlqim Curraj, rreth 37 vjeç, mësohet se njihet në lagjen ‘Partizani’ të Fushë-Krujës si një person i dhunshëm herë pas here. I riu mësohet se ka probleme me shëndetin mendor, por sipas të dhënave, ai sa herë që është nën efektet e alkoolit bëhet edhe më i dhunshëm. Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme, në kohën kur ai ka qenë duke pirë në lokalin në pronësi të Servete Kaziut, 58- vjeçares, e cila shërben edhe në banakun e lokalit të vet.
Curraj është ngritur nga tavolina ku ka qenë i ulur dhe është nisur në drejtim të tualetit të lokalit. E zonja e lokalit e ka vënë në dijeni se nuk mund ta përdorte tualetin pasi nuk kishte ujë. Por Curraj është nevrikosur dhe menjëherë është kthyer dhe ka sulmuar me thikë gruan. Goditja e ka kap në pjesën e shpatullës, pasi gruaja ka qenë brenda banakut. Në moment është ngritur 60-vjeçari, Petrit Gjini, me qëllim për ta spostuar djalin e armatosur. Curraj ka nisur goditjen tjetër në drejtim të personit që po i afrohej.
Ai ka tentuar ta qëllojë në pjesën e fytit por thika e ka goditur në mjekër, ç`ka ka bërë të mundur që Gjini të shpëtojë mrekullisht nga goditja fatale. E zonja e lokalit, mësohet se pas marrjes së mjekimeve të para është nisur me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak për mjekim më të specializuar, ndërsa Gjini, pas mjekimeve të para ka dhënë deklarimet në polici ky ka rrëfyer edhe të gjitha detajet e ngjarjes së rëndë.
Rrëfimi, Klienti: Pata frikë se do më vriste
Petrit Gjini, 60-vjeçari që ka shpëtuar mrekullisht nga goditja e thikës së personit të sëmurë mendor ka rrëfyer për policinë gjithë skenën që për pak sa nuk është kthyer në një masakër. Ai ka treguar edhe se si ka mundur të evitojë goditjen në fyt, duke i thënë policisë se: U tremba se do më priste në qafë. Ai është njeri me probleme mendore, për pasojë është shumë i fuqishëm dhe në momente të caktuara nuk e di se çfarë bën. Ndaj pata frikë se do më godiste në qafë”. Policia ka vënë në pranga autorin dhe ka sekuestruar edhe thikën që mbante me vete në kafene.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Dhjetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com