FUSHE-KRUJE-Një 50-vjeçar është tentuar të grabitet me armë sot në qytetin e Fushë-Krujës.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 tek “Mbikalimi i Fushë-Krujës”.
 
Bëhet fjalë për B.D, banues në Fushë-Krujë i cili ka qenë duke udhëtuar me me mjetin e tij tip Benz, kur persona të pa identifikuar kanë tentuar ta vjedhin, por 50-vjeçari nuk i ka ndaluar autorëve.
 
Në ikje e sipër të B.D. autorët kanë qëlluar me armë automjetin e tij, në pjesën e përparme.
 
Në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po njoftojnë se po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com