FUSHË KRUJË - Seksioni i antidrogës në policinë e Qarkut të Durrësit ka arrestuar 2 persona, 33-vjeçarin Altin Zaja dhe 56-vjeçarin Rexhep Alushi, për trafik lënde narkotike.
Nga të dhënat paraprake mësohet se dy të arrestuarit nga fshati Larushkë i Fushë-Krujës janë kapur me një sasi prej rreth 55 kg kanabis. Mësohet se lëndën narkotike Zaja dhe Alushi e kishin blerë në një tjetër fshat të Fushë-Krujës,në Thumanë, me qëllim për ta shitur më pas.
Policia e qarkut të Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rrjeti dhe për arrestimin e kultivuesve të bimës narkotike të cilën e kishin blerë dy personat e arrestuar ditën e sotme.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO