Një aksident i rëndë automobilistik, ka ndodhur në orët e vona të së martës në aksin Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të fshatit Arrameras. Si pasojë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. 

I lënduar ka mbetur Dritan Lusha 25-vjeç, nga Tirana, i cili u transportua menjëherë për në spitalin ushtarak ku dhe mori mjekimin përkatës.  Lusha, mësohet se ka qenë dhe drejtuesi i mjetit tip “Citroen” me targë AA082KV, i cili ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor. 

Viktimë është bërë një person rreth të 60, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur pasi nuk kishte letra identifikimi.  Viktima ka qëndruar për rreth 2 orë në makinën e përmbysur dhe nuk është nxjerrë fillimisht trupi i viktimës por është tërhequr makina. Grupi i punës i mbërritur në vendin e ngjarjes ka trajtuar në mënyrë jo njerëzore viktimën i cili ka dalë nga makina pas tërheqjes së makinës. 

Sipas informacioneve, mendohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit, por nuk përjashtohet pista për një parakalim të gabuar.

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)