FUSHE- KRUJE - Ndotja e lumit të Gjolës prej vitesh është kthyer në një shqetësim për banorët e Fushë-Krujës dhe zonave që ai përshkon.

Mbetjet urbane kanë pushtuar shtratin e këtij lumi, ndërsa mes mbetjeve nuk mungojnë as ato spitalore dhe ato kimike.

Kjo gjendje e ka shkatërruar plotësisht florën dhe faunën e këtij lumi , ndërsa banorët i bëjnë apel instancave përkatëse për ndërhyrje.

Sikur të mos mjaftonte kjo banorët e zonës pohojnë se një erë e rëndë vjen nga ky lum që i detyron ata të mbyllin dyer dhe dritare, ndërsa shtojnë se rreziku për epidemi është tejet i lartë.

”Jam një banor i fshatit Bilaj, në fshatin Bilaj kalon lumi i Ishmit me një fjalë është lumi më i ndotur ndoshta edhe në botë, sepse aty ka mbeturina nga më të ndryshmet, madje vijnë nga të gjitha anët dhe i hedhin nga ura,” -shprehet një prej banorëve të zonës.

”Lumi është shum i pisët, ne kemi pas pirë ujë në të tani na mbyten mbeturinat dhe pisllëku,” -vijon një tjetër banor.

Vite më parë banorët pohojnë së uji i këtij lumi ishte i përdorshëm edhe për konsum.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)