Fushë-Krujë, Mjedisit mbyll 6 furra
gëlqereje, administratorët në polici

Fushë-Krujë, Mjedisit mbyll 6 furra<br />gëlqereje, administratorët në polici
FUSHË-KRUJË - Inspektoriati i Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, shoqëruan sot në polici 6 administratorë furrash gëlqere në zonën jashtë Fushë-Krujës.  

Aksioni është vijim i inspektimeve të vazhdueshme, në zbatim të urdhrit të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për mbylljen e të gjitha furrave të gëlqereve si aktivitete të jashtëligjshme dhe në dëm të mjedisit.

Kryeinspektori i Mjedisit, Ergys Agasi shprehet se aksioni do të vijojë deri në mbylljen e çdo furre në të gjithë zonën.

“Pastruam me sukses zonën më të nxehtë të furrave dhe guroreve në Fushë-Krujë dhe nuk do të tolerojmë asnjë aktivitet të jashtëligjshëm në çdo zonë tjetër. Këtij aksioni do t’i shkohet deri në fund dhe të gjithë ata që do të tentojnë të hapin furra gëlqereje do të përballen me forcën e ligjit”, u shpreh Agasi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës