FUSHE-KRUJE - Shpërthimet me tritol janë rikthyer në Fushë-Krujë, teksa vetëm tre ditë para zgjedhjeve elektorale objekt i një sulmi më lëndë plasëse të llojit tritol është bërë lokali në pronësi të nënkryetarit të komunës së Thumanës Kurt Qira, i cili njihet në zonë si mbështetës i hershëm i Partisë Demokratike dhe aktualisht po angazhohet në fushatën e PD.
Rreth orës 12 të natës një person i paidentifikuar ka vendosur sasisë e lëndës plasëse në lokalin “7 Yjet” që ndodhet në lagjen “Punëtori”, i cili gjithashtu ka një billboard të kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë e Krujës, Hamdi Pasha.
Shpërthimi përveçse ka alarmuar banorët e zonës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në lokal, ndërsa edhe një automjet tip “Sharom” që ndodhej pranë lokalit është dëmtuar plotësisht.
/Shqiptarja.com

VIDEO