FUSHE-KRUJE - Ndërsa Fushë-Kruja është kthyer në “epiqendrën” e shpërthimeve me tritol, këtë radhë nuk i ka shpëtuar as kreu i Bashkisë së këtij qyteti. Automjeti i kryebashkiakut Gjon Bardhi ka shpërthyer me lëndë plasëse eksploziv, por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
 
Makina tip Benz e kreut të Bashkisë së Fushë-Krujës ndodhej e parkuar pranë një lokali në fshatin Larushk, ndërsa Bardhi ndodhej në një dasëm.
 

Gjon Bardhi per Shqiptarja.com: Isha ne dasem..Makines se parkuar prane lokalit i kishin vene tritol 
Redaksia e Shqiptarja.com telefonoi zotin Bardhi për të mësuar më shumë mbi këtë ngjarje. Kryebashkiaku sqaroi se ndodhej në një dasëm në momentin kur makina e tij shpërtheu rreth orës 00:00. Ai thotë se makina ndodhej e parkuar pranë lokalit ku po zhvillohej ceremonia martesore, dhe se tritoli ishte hedhur sipër automjetit. Sipas tij, vec dëmeve të shkaktuara në automjetin e tij, janë thyer edhe xhamat e disa makinave të parkuara pranë lokalit.