FUSHE-KRUJE - Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv në Fushë-Krujë, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se eksplozivi është vendosur në një ndërtesë tre katëshe e cila funksionon si qendër biznesesh në qendër të qytetit të Fushë-Krujës dhe që është në pronësi të Esat Karajt.
Konkretisht, bëhet e ditur se 200 gramë lëndë eksplozive i janë vendosur godinës, në katin e parë të saj, e cila rezulton të jetë pikë lojërash fati.
Televizioni A1 REPORT sjell pamjet e godinës vetëm pak orë pas shpërthimit me lëndë plasëse.

FOTO te tjera
Kjo ka ngritur dyshimet e policisë, e cila po heton sa i përket vendosjes së eksplozivit për shkak të konkurencës. Shpërthimi i ndodhur pak pas mesnate, fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Deri më tani nuk janë identifikuar ende autorët, ndërsa po punohet për zbulimin dhe arrestimin e tyre si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fushë-Krujë, tritol një banese pranë komisariatit
Një shpërthim i fuqishëm tritoli, është dëgjuar gjatë orëve të para të mëngjesit në qëndër të Fushë-Krujës. Mësohet se lënda plasëse i është vënë një objekti 3-katësh, i cili ndodhet vetëm disa metra larg komisatjatit të zonës.
Si pasojë e shpërthimit, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia, fillon hetimet, për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarje.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Konkretisht, bëhet e ditur se 200 gramë lëndë eksplozive i janë vendosur godinës, në katin e parë të saj, e cila rezulton të jetë pikë lojërash fati.
Televizioni A1 REPORT sjell pamjet e godinës vetëm pak orë pas shpërthimit me lëndë plasëse.

FOTO te tjeraKjo ka ngritur dyshimet e policisë, e cila po heton sa i përket vendosjes së eksplozivit për shkak të konkurencës. Shpërthimi i ndodhur pak pas mesnate, fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.