Fushë-Krujë, tritol shtyllës së 
tensionit, parandalohet shpërthimi

Një sasi eksplozivi është vendosur në këmbët e një shtylle të tensionit të lartë në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa në Komisariatin e Fushë-Krujës rreth orës 11:00 erdhi informacioni për këtë ngjarje. Eksperte xhenierë kanë çaktivizuar lëndën plasëse, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Nga hetimet paraprake del se eksplozivi ishte planifikuar të shpërthente në kohën kur në kryeqytet po mbahej ceremonia ushtarake në nder të 70 vjetorit të çlirimit.
 
Lënda shpërthyese ishte vendosur në lartësinë 3 metra nga sipërfaqja e tokës, në dy nga këmbët e shtyllës në vendin e quajtur  Kodra e Zograçes. Kanë qënë vetë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, ndërsa nga sasia sipas ekspertëve lënda eksploziv mund të shëmbte plotësisht shtyllën e tensionit të lartë.

Deri tani policia ka shoqëruar 8 persona. Sipas Ministrisë së Brendshme, ky është një akt terrorist, që cilësohet veprë penale “Shkatrrim prone me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

eksplozivi ne fushe kruje me logo

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq