Një sasi eksplozivi është vendosur në banesën e punonjësit të policisë së burgjeve, I. D. 52 vjeç. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq të Fushë-Krujës gjatë orëve të natës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët/in e vendosjes së tritolit. Report Tv ka mësuar se të njëjtit efektiv policie i është vënë eksploziv edhe para 7 vitesh. Në atë rast lënda plasëse ka shpërthyer, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, përveç dëmeve materiale.  

Njoftimi i Policisë:
Krujë

Më datë 01.07.2018, në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.

Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale"Shkatërrimi i pronës me eksploziv" i mbetur në tentativë dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 152, 22dhe 278/2 të Kodit Penal.