Fushë Marruras, përplasen
me makinë, vdesin 2 të rinj

Fushë Marruras, përplasen <br />me makinë, vdesin 2 të rinj
FUSHE MAMURRAS- Dy të rinj gjetën vdekjen në një aksident të rëndë automobilistik kur makina sportive në të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga në aksin Fushë Krujë – Milot.

Dy të rinjtë po udhëtonin me shpejtësi të madhe. Në një moment kanë tentuar të parakalojnë një makinë. Drejtuesi, njëri prej viktimave humbi kontrollin dhe është përplasur tek anësoret metalike të autostradës. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë makina ka bërë disa herë salto për tu rrëzuar 10 metra larg rrugës kryesore.

Viktimat janë Agim Kurpali 39 vjec nga Mamurrasi dhe Gent Dangu 34 vjec. Nga të dhënat e para hetimore bëhet e ditur se viktimat po udhëtonin nga Mamurrasi në drejtim të Lezhës.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament