Të njëanshëm dhe racist e konsideron propozimin e Partisë Socialiste për reformën administrative kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri. Hil Curri thotë se shkrirja e bashkisë që ai drejton bie ndesh me normat e Bashkimit Evropian për shërbimet ndaj qytetarëve, ndaj paralajmëron protesta.
***
"Nuk do të jetë shumë e lehtë me u marrë me Bashkinë e Fushë-Arrëzit."
Shpresonte se ishte mirëkuptuar nga argumentet që thotë se kishte paraqitur gjatë konsultimeve për reformën gjatë gjithë këtyre muajve, por, i zhgënjyer, sot e konsideron si një vendimmarrje të njëanshme, teksa premton se për çdo qëndrim nga ana e tij tashmë vendimmarrja i përket vetëm qytetarëve.
"Ky është thjesht një draft që është paraqitur vetëm nga një krah. Kërkesat tona nuk u morën parasysh në këtë draft, ndaj ne do t'u drejtohemi qytetarëve",- thotë kryebashkiaku Hil Curri.
Dukshëm i vënë nën presion nga qytetarët që përfaqëson, të cilët kundërshtojnë draftin e Partisë Socialiste, Hil Curri ka edhe një apel të qartë për deputetët e Kuvendit, duke paralajmëruar edhe qëndrime nëse kartoni jeshil është në dorën e tyre për këtë draft.
"U bëj thirrje të gjithë deputetëve që të mos votojnë një vendim që prek interesat e një komuniteti të caktuar, në rastin konkret të banorëve të Bashkisë së Fushë-Arrëzit. Çdo njeri që voton do të shpallet person i padëshiruar nga komuniteti ynë",- thotë Curri.
Ai rendit shumë prej pasojave negative nëse Bashkia e Fushë-Arrëzit bashkohet me atë të Pukës, teksa më kryesorja është largimi i shërbimeve, që pritet të sjellë edhe shpopullimin, siç ndodhi edhe me shkrirjen e komunave.
"Pasojat e këtij bashkimi janë katastrofike, aq më tepër kur mendon se Shqipëria do të anëtarësohet në BE. Ne sot kemi distanca me qytetarët që zgjasin deri në tre orë, ndërkohë që norma e BE-së është 30 minuta. Por jo vetëm kaq. Pas këtij vendimi do të vijë edhe shpopullimi total",- thotë kryebashkiaku.
Ai shpreson që vendimi të mos jetë thjesht politik.
"Dëmtimi që i bëhet Bashkisë së Fushë-Arrëzit me këtë reformë është racist. Si është e mundur që në të gjithë zonën e veriut të përzgjidhet vetëm një bashki, e cila ka forcë ekonomike dhe potenciale?",- thotë kryebashkiaku.
"Dëmtimi që i bëhet Bashkisë së Fushë-Arrëzit është edhe racist. Si është e mundur që në të gjithë zonën e veriut të përzgjidhet një bashki, e cila ka forcë ekonomike, ka potenciale? Mendoj se do ta dëmtojë shumë edhe shërbimin ndaj qytetarëve",- deklaron Curri.
Hil Curri thotë se ka njoftuar bijtë e zonës në diasporë dhe banorët vendas që të përgatiten për reagime demokratike në mbrojtje të asaj që e konsideron si një cenim të dinjitetit të banorëve të kësaj zone.
Komente










ke shume te drejt qe eshte vendim i padrejte. Por racist????e ke parasysh ose e di kuptimin e fjales rracist i dashur?se po na ben per te qesh…
Përgjigju