Fushë-Krujë, pallatit i vihet shiriti si i pabanuar, banorët në protestë: Nuk kemi marrë as bonus qiraje

Banorët e një pallati në lagjen Kastriot i vjetër në Fushë Krujë kanë dalë sot në protestë, pasi ditën e djeshme pallati i tyre u shpall i pabanueshëm nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Banorët shprehen se pas tërmetit pallati pësoi çarje dhe një pjesë u shpall i pabanueshëm, ndërsa një pjesë tjetër jo.

Për këtë arsye disa familje të këtij pallati u trajtuan me bonus qeraje, ndërsa pjesës tjetër nuk iu aprovua për shkak se iu tha se nuk i takon.

Banorët thonë se nuk kanë asnjë dokument për gjendjes e banesave të tyre.

"Ne nuk kemi asnjë dokument për të ditur se çfarë bëhet. Pallati ka qenë i banueshëm. Unë nuk kam marrë bonus qiraje. Ekspertët e quajtin një pjesë të banueshëm, ndërsa një pjesë tjetër të pariparueshëm", tha një prej banorëve.

Banorët zhvilluan dhe një takim me administratorin e njësisë administrative Fush Krujë, Xhemali Xhixha i cili i tha se banoret janë njoftuar dhe se janë trajtuar me bonus qiraje gjë qe u kundërshtua ashpër nga banoret e pallatit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë