Fustanet dhe kostumet që mbetën në dollap, maturantët: Mbrëmja e maturës do mbetet peng

TIRANË- “Maturantët do duhet të gjejnë forma të tjera për të festuar përmbylljen e tre viteve shkollë. Koronavirusi ka anuluar një nga festat më simbol të tyre, atë të mbrëmjes së maturës”.

Elia studion në gjimnazin Qemal Stafa. Ajo ka përgatitur gjithçka për të festuar denjësisht përmbylljen kësaj etape në shkollë. Ajo na tregon se si e priti lajmin për anulimin e mbrëmjes së maturës.

“Që ditën e parë që unë dhe shokët e mi kemi shkelur në këtë shkollë, ideja ka qenë festa e maturës. Jemi përgatitur që ditën e parë për festën, fustanin etj. Nuk na besohej kur morëm lajmin. Jemi shumë të zhgënjyer. Pak më parë fola me zyshën dhe ajo na tha që e vetmja mënyrë për të festuar është online”, tregon Elian.

Për Elian fustani nuk mund të ishte një zgjedhje e minutës së fundit. Ndonëse me shumë mundësi do të mbesin në dollap.

“Nuk jam tip i fustaneve të gjata dhe ekstravagante. Kam zgjehdur fustane të shkurtra. Kam shumë besim se si brez innovator që jemi do gjejmë një mënyrë ëpr të festuar mbrëmjen e maturës që fustanet mos mbeten në dollap”, shprehet ajo.

Para përhapjes së pandemisë ajo i kishte synimet e qarta, të përmbyllte me sukses tre vite shkollë dhe më pas të vazhdonte studimet për mjekësi. Tashmë, ajo të ardhmen e sheh të paqartë dhe plot pasiguri.

“Të më thojë më përpara të zhvilloje mësimin nga shtëpia, ishte diçka e mrekullueshme. Sot është shumë e vështirë, sidomos për mua që jam maturante. Më mungon çdo gjë që më parë nuk ishte aq shumë e rëndësishëm sa tani e ndjej”, na tregon Elian.

Për Arkidin përjetimet janë më të mëdha. Përveçse nuk do mund të festojë si duhet mbylljen e gjimnazit, atij i duhet të shoh godinën ku ka mësuar për kaq shumë vite të shndërruar në rrënoja.

“Kjo është hera e parë që shoh, më duket e tmerrshme. Është ai busti i Samiut që ngelet edhe duket si ikon që e gjitha por hera e fundit që e shoh”, shprehet Arkidi.

Për të, nuk është aspak e lehtë të përmbyllë këtë etapë të jetë së tij në këtë mënyrë.

“Të kthehesh nga një lloj balloje ikonë  në një festim që e kalon me disa miq, duhet ta kalosh në një formë tjetër është goxha e vështirë por në fund të fundit nuk ke çfarë bën”, tha ai.

Në Shqipëri, tradita e mbrëmjes së maturës zë fill përtej viteve ’90. Një ngjarje me ngarkesë shumë e madhe emocionesh e cila  finalizohen me darkën elektrizuese të maturës. Për maturantët e 2020 padyshim që do të jetë një ngjarje e shënuar, sidomos për faktin që nuk do munden dot ta festojnë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 10/05/2020 08:06

    U be mire shume, mbremjet e matures jane kthyer ne shfaqje te shemtuara,ku ka nje hardallosje seksuale, shpenzime te kota ne familje , 100 mije leke fustani per nje nate, gati shfaqje erotike, gjuajtja me miell dhe me veze shfaqje e shemtuar, . Mbremjet po i afrohen orgjive te lristave te haremit famekeq erotiko lezbiko naziskino te Jales.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 09/05/2020 19:56

    Megjithese jam ne moshe te trete,zemra me qane ende per ato ndjesi te bukura e te paperseriteshme qe te jep mbremja e matures. Duke ju kuptuar dhe perceptuar ne menyren me te sinqerte maturantet e ketij viti dua te kumtoj te gjitheve atyre se jini brezi maturant qe shenoni kthesen ne kulturen shqiptare te komunikimit social dhe sakrifica qe ju kerkohet te behet ne emer te jetes dhe ndryshimit te madh te sjelljes sone kulturore do tju motivoje per nje jete intensive cilesore introverse dhe ekstroverse,duke ju kthyer ne nje shembull per brezat maturante qe do te vine.

    Përgjigju
  • Tutu: 09/05/2020 19:36

    Eshte idiotesi ti privosh maturantet nga mbremja... kollaj fare sa maturante jane u beni testin 3 dite para dhe le te festojne... cfare u kushton... apo vetem ti bini shkurt dini...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë