Fustani i zi i princeshë Dianës do të dalë në ankand për 450 mijë dollarë

Fustani i zi i princeshë Dianës do të dalë në ankand për 450 mijë dollarë

Princeshë Diana me fustanin e zi

Princeshë Diana ka pasur një stil ndryshe në të veshur dhe në shumë raste ka surprizuar me daljet e saj.

Sipas "The Independent", fustani i zi i princeshë Dianës do të dalë në ankand  për 450 mijë dollarë.

Këtë fustan ajo e veshi për herë të parë në një darkë në Shtëpinë e bardhë në vitin 1985 dhe u fotografua duke vallëzuar me aktorin e njohur John Travolta.

Fustan është prej kadifeje dhe është krijuar nga stilisti Victor Edelstein, i cili kishte një marrëdhënie të mirë me Dianën.

Ajo e veshi dhe tri herë të tjera në daljet e saja publike, në një vizitë shtetërore në Austri në vitin 1986, një natë në Shtëpinë Mbretërore të Operës në vitin 1991 dhe për portretin e saj nga Lord Snoëden në vitin 1997.

Këtë fustan Diana e nxorri në ankand para se të vdiste  me një vlerë prej 100 mijë  paund për të mbledhur fonde për personat që vuanin nga Sida.

Biznesmenja Maureen Dunkel e  bleu fustanin dhe e mbajti derisa falimentoi në vitin 2011.

Ajo e nxori veshjen në ankand por nuk u shit.

Në fund të marsit 2013, fustani u ble nga një britanik si dhuratë për të kënaqur bashkëshorten e tij.

Kjo ishte hera e fundit që fustani u nxor në ankand publik.

Fustani do dalë në ankandin Kerry Taylor Auctions në Londër në datën 9 dhjetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja