Futboll femra/ Vllaznia mund Apoloninë në finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të radhazi

Futboll femra/ Vllaznia mund Apoloninë në finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të radhazi

Vllaznia me trofeun

Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione e edicionit futbollistik 2023-2024 në kampionatin e futbollit të vajzave, që këtë sezon ishte i veçantë për shkak të aplikimit të formulës “Final Four”.

Në finalen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Apolonisë, Vllaznia fitoi me rezultatin e thellë 4-0 duke siguruar trofeun e 11-të radhazi të titullit kampion të Shqipërisë në futbollin e vajzave.

Ndeshja finale u zhvillua edhe me sistemin VAR, ndërsa takimi foli vetëm për Vllazninë që zhbllokoi rezultatin me Esmeralda Franjën në minutën e 21-të dhe më pas shkodranet realizuan edhe dy gola të tjerë me Berishën në minutën e 24-t dhe Ramadanin në të 27-tën.

Fitoren spektakolare të Vllaznisë e vendosi kapitenia Ezmiralda Franja në minutën e 51-të që shënoi golin e katërt të sfidës dhe të dytin personal. Ky ishte edicioni i 11-të radhazi që vajzat kuqeblu fitojnë titullin kampion të Shqipërisë në futbollin e vajzave.

Vllaznia e vajzave do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League. Në ceremoninë e zhvilluar në fund të sfidës finale, Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj i dorëzoi medaljet dhe trofeun ekipit të Vllaznisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë