Këtë të martë është hedhur shorti, i cili përcaktoi grupet e Lojërave Olimpike ‘Londër 2012’ në synimin që këto ekipe të kualifikuara do kenë për medaljen e artë në futboll. Zvicra, e cila pritet të përfaqësohet nga disa futbollistë shqiptarë, do të bëjë ndeshjete saj në Grupin B, së bashku me Meksikën, Korenë e Jugut dhe Gabonin.
Helvetikët do të luajnë me Gabonin me 26 korrik, me Korenë e Jugut më 29 korrik dhe me Meksikën, me 1 gusht. Grupi A përfaqësohet nga vendi mikpritës, Britania e Madhe, që do të ketë punë me Uruguajin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Senegalin.
Në Grupin C, pjesëmarrës janë: Brazili, i cili kërkon medaljen e parë për herë të parë më historinë e tij, Egjipti, Bjellorusia dhe Zelanda e Re. Në Grupin D dhe të fundit, do të luajnë Spanja, Japonia, Hondurasi dhe Maroku.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com