Renditja e kampionatit spanjoll të futbollit pritet që të mos ndryshohet edhe për këtë javë, pasi Barcelona dhe Reali i Madridit kanë ndeshje të lehta për të zhvilluar. Madrilenët pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës do të presin në shtëpi ekipin e Gedafes.
Sfida cilësohet e lehtë për të besuarit e Murinjos dhe pritet që të mos ketë surpriza. Ndërsa Barcelona do të presë Osasunën, një kundërshtar që vlerësohet i kalueshëm. Kështu diferenca prej 15 pikësh parashikohet të jetë e pandryshueshme edhe në përfundim të kësaj jave. Në kampionatin italian të futbollit Interi do të presë në shtëpi ekipin e Torinos.
Të besuarit e trajnerit Stramacioni kërkojnë me cdo kusht tre pikët si shpresën e vetme për të besuar te ngjitja në majën e klasifikimit, pavarësisht se për momentin duket e pamundur. Kampionati Gjerman rezervon dy sfida mjaft interesante sot në orën 15:30 dhe 17:00. Hamburgu do të luajë përballë Verder Bremen, ndërsa kryendeshja e javës është mes Shtutgartit dhe Bayern Mynihut. Barazerët i pret një 90’ minutësh shumë i vështirë në këtë transfertë.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com