Duket se futbolli italian është më i infektuar sesa mendohej. Ai është kapur nga një virus që po riprodhohet. Pas hetimeve në Cremona, Bari e Napoli, tani nis edhe një tjetër dosje penale në Torino, mbi skandalin e basteve ilegale në ndeshjet e futbollit.
Në valle janë jo vetëm futbollistë por edhe personazhe VIP që vinin shuma të mëdha duke patur informacion të sigurt mbi rezultatet. Fotoja që shoqëron artikullin, është e një kioske në Parma, e cila është në pronësi të Massimo Alfieri, mik i portierit Buffon dhe deri tani i regjistruar për mashtrime sportive.
Në këtë kioskë janë verifikuar sh uma të mëdha të fituara në krahasim me ato që janë humbur në 14 muajt e fundit. Rreth 83% e shumave dhe basteve të vëna janë fitues, një e dhënë anormale. Pikërisht Alfierit, i janë dhënë 1.58 milionë Euro çeqe nga Gigi Buffon, në vitin 2010, që sipas futbollistit janë përdorur për dhurata dhe prona. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com