Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare një emër i madh i futbollit italian si Gigi Riva. Ai ishte ndjerë keq një natë më parë, ndërsa sot ishte shtruar në një spital në Kaljari, qytet që i dedikoi karrierën sportive, duke fituar edhe një titull kampion në Seria A.
Ish- sulmuesi në drekë u raportua se ishte në gjendje të normalizuar shëndetësore, por papritur pasditen e sotme shfaqi komplikacione dhe fatkeqësisht nderroi jetë. Edhe pse 42 ndeshje me ekipin kombëtar, nga viti 1964 në 1974 Riva mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Italisë me 35 gola, një rekord që ende nuk është thyer sot e kësaj dite.