Në Kongresin e FIFA-s, që mbahet në Budapest të Hungarisë, më 24 dhe 25 maj, pritet të futet në rend të ditës edhe kërkesa e FFK-së, që Përfaqësueses së Kosovës në futboll t'i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur këtë mesjavë, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Ai pret që në këtë Kongres dyditësh t'i bëhet një zgjidhje edhe Kosovës. Kosova prej kohësh ka probleme me njohjen nga federatat ndërkombëtare sportive, e lidhur kjo pashmangshmërisht, me njohjet e shteteve që i bëjnë shtetit më të ri në botë. (rb/shqiptarja.com)
