Qeveria shqiptare nëpermjet ministres së Financave Anila Denaj dhe deputetit Fidel Ylli ka deklaruar se është e keqardhur që Liga Profesionist e Futbollit, e cila ka bojkotuar kampionatin për shkak të 4 kërkesave, nuk erdhi në takimin e planifikuar. Pretendimi për të takuar vetëm kryeministrin sipas Denajt është shantazh.
“Ndihem e keqardhur që komunikimi i drejtpërdrejtë në një tryezë të ruumbullakët, për të disktuar mbi të gjithë shqetësimet dhe nevojën për zgjidhje nuk u realizua ditën e djeshme. Futbolli nuk mund të jetë një element pengu dhe shantazhi për qeverinë,”-tha ajo.
Pavarësisht kësaj Denaj tha se është e gatshme të ulet në tavolinë sërish me Ligën Profesioniste, ndërsa tha se kërkesat e tyre janë të negociueshme.
“Për përfaqësuesit e Ligës ftesa mbetet e hapur. Ne duhet të kuptojmë që debati nuk duhet të ndodhë nëpërmjet televizioneve, por është domosdoshme që përpara se të vendosim për shtantazhe ne duhet të diskutojmë. Mbi të gjitha duhet të kuptojmë të dy palët ku jemi dhe ku do shkojmë,"-deklaroi Denaj.
Ndërkohë i përzgjedhuri i qeverisë për të negociuar me Ligën Profesioniste, deputeti Fidel Ylli, tha se katër kërkesat janë të iniciuara politikisht, ndërsa i bëri thirrje kreut të FSHF-së Armando Duka të mos fshihet pas Ligës.
"Ku e ka Liga selinë? Sa e ka buxhetin? E ka 0! Arbitrat kush i cakton? Federata! Politikat e zhvillimit? I cakton Federata! Unë mendoj se duhet të dalë hapur presidenti i FSHF-së bashkë me grupin që ka inociuar. Edvin Libohova është kryetar i komitetit dhe tashmë është vënë kryetar i Ligës. FSHF-ja e bëri edhe njëherë për t’i hedhur hi syve UEFA-s dhe FIFA-s. Këto janë politike, pasi ja erdhën zgjedhjet në prill. JO! Sporti larg politikës. Sporti duhet të na bashkojë,"-u shpreh Ylli.
Sezoni i ri i futbollit në Shqipëri duhet të niste më 12 shtator, por se kur ‘topi do rrotullohet’ ende nuk dihet.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.8%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2428
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një 'qytet' 1 mld dollarësh vetëm për sportin afër Tiranës, ëndrra e KOKSH me hapa konkretizimi! Fidel Ylli për Report Tv: Po gjejmë fondet
21 Janar, 14:23
-
‘Ekipet sportive’ përplasin KOKSH me federatat, Sporti Universitar akuzon Fidel Yllin se shpërdoron fondin! Përgjigjet kreu i Komitetit Olimpik
16 Janar, 13:22
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Fidel Ylli uron Vitin e Ri 2025, kreu i KOKSH: Tirana kryeqyteti i sportit, Valiev e Dudaev shërbim kombëtar
31 Dhjetor 2024, 15:46
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor 2024, 14:45
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor 2024, 16:59
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor 2024, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor 2024, 14:51
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor 2024, 12:32
-
Mblidhet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, rizgjidhet president Elez Gjoza
10 Nëntor 2024, 17:54
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor 2024, 15:10
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor 2024, 17:05