Futbolli rikthehet me lumë golash/ Turi i parë i Kupës, kualifikohet të gjitha skuadrat e Superligës! Dinamo eliminon Flamurtarin (VIDEO)

Pas pushimeve të verës dhe bojkotit që e mbajti larg fushave, futbolli në Shqipëri është rikthyer këtë fundjavë pas afërsisht 3 muajve e gjysmë, me turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Siç pritej ka patur rezultate me tejet të papritura, por në përgjithësi janë kualifikuar skuadrat që pritej, pasi janë me tek ndeshje.

Në Loro Boriçi Vllaznia e shumë ndryshimeve e ka nisur si një tërmet pasi ka fituar me rezultatin 7-0 kundër Devollit.

Po aq e bujshme ka qenë edhe fitorja e Pogradecit që ka eliminuar me shifrat 9-1 Orikun, ndërsa edhe Partizani s’e ka diskutuar Ilirinë. Falë golave të Asanit, Brojës, Codeiros dhe ‘dopietës’ së Solomon të kuqtë kanë eliminuar me shifrat 5-0 fushë-krujsit.

Kualifikimin nuk e ka diskutuar as Tirana, kampionia e Shqipërisë që në ‘Skënder Halili’ ka  fituar 4-1 kundër Shkumbinit. Në këtë sfidë ra në sy Ernest Muçi që realizoi ‘dopietë’. Edhe Kukësi i Skënder Gegës e pati mjaft të thjeshtë kundër Maliqit, që e mposhti me shifrat 5-0.

Nga skuadrat e tjera të Superligës Teuta fitoi 4-0 kundër Tërbunit, Apolonia eliminoi 4-1 Cerrikun, Bylis fitoi 2-1 ndaj Koplikut, Laçi mposhti 3-0 Vorën, Kastrioti 2-1 Burrelin dhe Skënderbeu u mjaftua 1-0 kundër Tomorrit.

Për t’u veçuar edhe kualifikimi i Dinamos që në Vlorë mposhti 1-2 Flamurtarin, e rënë këtë sezon në Kategorinë e Parë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet