Futbolli spanjoll, një histori
suksesi e "mbytur" në borxhe

I udhëhequr nga Barcelona dhe Real Madridi, futbolli spanjoll është duke kaluar një prej periudhave më të suksesshme të tij. Por, suksesi në fushë prapa vetes fsheh një tregim të errët. Gjiganti katalanas ka akumuluar një borxh prej 578 milionë eurosh, në dallim nga 589 të atij madrilen. Jo më mirë nuk qëndrojnë punët as në klubet tjera. Ndërsa Real Madridi dhe Barcelona janë kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe tre skuadra spanjolle gjenden në katër të fundit në Europa League. Një hulumtim i llogarive të klubeve elitare ka treguar borxhe të mëdha dhe taksa të papaguara.

Gjysmëfinalistët e Europa League, Valencia dhe Atletico Madrid po ashtu kanë bilancet e shkruara me ngjyrë të kuqe, 382 përkatësisht 514 milionë euro. Por, shifra më e re që ka marrë qendrën e vëmendjes në Spanjë janë 752 milionë eurot që klubet nga elita e futbollit spanjoll i kanë borxh në taksa, ndërsa pesë milionë janë të papunë dhe qeveria ka kërkuar nga qytetarët për më tepër sakrifica.

Ministri i Sportit ka formuar një plan për të siguruar që futbolli do të paguajë borxhet e tij. Por, për momentin është i paqartë funksionimi i tij. Gjashtë prej 20 klubeve në La Liga – Rayo Vallecano, Racing Santander, Real Betis, Real Zaragoza, Granada dhe Mallorca – janë aktualisht në proces falimentimi, njësoj si gjashtë skuadra nga divizioni i dytë.

“Kjo tregon se futbolli spanjoll nuk është i menaxhuar mirë financiarisht”, tha profesori i ekonomisë në Universitetin e Barcelonës, Jose Maria Gay de Liebana. Ai krahasoi borxhet e klubeve spanjolle të futbollit, që besohet të jenë gjithsej 3.5 miliardë euro me krizën financiare që shpërtheu më 2008. (rb/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me thikë këngëtari Ademir Fresku, në kërkim autori

Shkodër/ Plagoset me thikë këngëtari Ademir Fresku, në kërkim autori