‘Futbolli të përshtatet me situatën’, De Biazi: Në fillim patëm frikë për jetën, por sporti të rinisë

‘Futbolli të përshtatet me situatën’, De Biazi: Në fillim patëm frikë për jetën, por sporti të rinisë

Gianni De Biassi në një intervistë për mediat italiane thotë se futbolli duhet të përshtatet me situatën. Sipas ish-trajnerit të Kombëtares në fillim kishte shumë frikë për jetën, por tani futbolli duhet të rinisë pasi është frymëmarrje edhe për sportet e tjera.

“Çfarëdo që të vendoset, mendoj se mund të përshtatemi ndaj kauzës. Njeriu, ashtu si edhe kafshët, mund të përshtatet shpejt në rrethana të ndryshme. Për të ardhur në formë nuk duhet shumë, asim për lojtarë 20 deri në 30 vjeç. Por, mbetet për t’u parë nëse në disa vende është kaluar trauma e ardhur nga mijëra njerëzit që kanë humbur jetën.

Unë vetë në ditët e para kisha frikë se mund të ndodhte diçka shumë e keqe te familjarët e mi. U shqetësova shumë, por është normale të kesh frikë në të tillë situatë.

Ministri i Sportit? Për mua ai nuk është shumë i njohur mbi botën e futbollit.  Futbolli mban në këmbë të gjithë sportet e tjera. Ka shumë mënyra për të vlerësuar situatën, nuk kërkohet vetëm vëmendje e veçantë por edhe mirëkuptim,”- u shpreh De Biazi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë