Futbollistët e mitur afrikanë
trafikohen në Laos, heton FIFA

Futbollistët e mitur afrikanë<br />trafikohen në Laos, heton FIFA
23 lojtarë futbolli afrikanë nën moshën 14 vjeç janë marrë me forcë nga Afrika Perëndimore për të luajtur në një klub futbolli të paregjistruar në Laos. 6 të mitur janë aktualisht futbollistë të ekipit të parë të Laos Champasak United. Ata jetojnë në kushte shumë të këqija dhe janë detyruar të nënshkruajnë kontrata fiktive.

Ndërkohë që zyrtarë klubit mohojnë keqtrajtimet ndaj të miturve.

Ky klub ka shkelur në mënyrë të hapur rregullat e futbollit botëror duke i aktivizuar lojtarët të moshës 14 dhe 15 vjeç në ndeshjet e kampionatit gjatë këtij sezoni. Rregullat e FiFA-s e dënojnë lëvizjen e lojtarëve të mitur në një klub apo akademi futbolli të huaj, derisa të mbushin moshën 18 vjeç. FIFA është duke mbledhur të gjithë informacionet e nevojshme për të zgjidhur çështjen dhe për të mbrojtur interesat e të miturve

Një lojtar 14 vjeçar nga Liberia i quajtur Kesselly Kamara deklaron se është detyruar me forcë të nënshkruajë një kontratë 6 vjeçare përpara se të luajë më ekipin e parë. Atij I janë premtuar kushte të mira dhe një pagë mujore po as njëra e as tjetra nuk janë zbatuar.

Klubi i Champasak një klub i sapo formuar në ligën e futbollit në Laos është një klub fantazëm, i cili synon të përfitojë nga shitja e lojtarëve në të ardhmen.
 
futbollistet afrikane
futbollistet afrikane

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil