TIRANË - Në harkun e shumë pak viteve pjesa kryesore e historisë së futbollit shqiptar po katandiset si mos më keq. Pas rropatjes në kategoritë më të ulëta të futbollit shqiptar të ekipit të Partizanit dhe Dinamos radhën e ka pasur Tirana, që të preket nga kriza. Futbollistëve të ekipit bardheblu iu ka sosur durimi për pagat e prapambetura, duke dalë sot në protestë para Bashkisë së Tiranës.
Në protestë mes shumë futbollistëve ishin: Gilman Lika, Ilion Lika, Sina, Dushku, Morina dhe gjithë pjesa tjetër e ekipit prej 11 vetësh. Në mesditë grupi i futbollistëve kërkoi që të takohen me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për të zgjidhur çështjen e pagave të prapambetura prej 5 muajsh. Njëri prej futbollistëve kryesor të ekipit bardheblu në protestë, shkodrani Gilman Lika, që mbron ngjyrat e Tiranës prej dy vitesh, në një intervistë për “Shqiptarja.com’ shprehet se, nuk do të ndalet në të drejtën e tij për të marrë hakun e punës së tij, duke u mbështetur në kontratën që ka firmosur.
“Pas një pritje prej 5 muajsh vendosëm që të dilnim në protestë para Bashkisë për të kërkuar të drejtën tonë, që na është mohuar prej pa asnjë argument. Tentuam që të takonim kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha me shpresën se do të na ndihmonte në të drejtën tonë, por tentativa rezultoi e dështuar, pasi nuk na priti. Pas protesës sonë na lajmëruan se kishte kaluar vetëm një pagë, e cila ishte vonuar nga procedurat e klubit pa asnjë arsye. Por më e rëndësishme, vazhdon më tej Lika, është fakti që katër paga mbeten pa kaluar. Ashtu sikur të gjithë të tjerët edhe ne jemi familjarë dhe kjo është puna me të cilën mbijetojmë”, thotë mesfushori Lika.
Por si do të vazhdojë ky problem? Lika tregohet këmbëngulës, ashtu sikur në fushën e blertë, duke garantuar se nuk do të tërhiqen nga protesta. “Nuk do të ndalemi. Kjo çështje nuk mbyllet me kaq. Sot, nesër, apo në ditët në vazhdim do të protestojmë përsëri para bashkisë. Duam lekët tona, asgjë më shumë, nuk po kërkojmë lëmoshë, na është ngrënë haku. Nëse bashkia nuk na jep të drejtën tonë do të drejtohemi në instancat e tjera për ta zgjidhur, deri te kryeministri Sali Berisha, por kurrësesi nuk mund ta kalojmë në heshtje”, përfundon Lika.
FUTBOLLISTËT PËR “A1 REPORT”: BASHA NA GËNJEU PËR 100 MIJË EUROT
Futbollistët, e kontaktuar nga “A1 Report”, konfirmojnë dhe një tjetër zhgënjim nga Lulëzim Basha. Kryebashkiaku nuk e ka mbajtur fjalën edhe për dhënien e premiove. Pas një ndeshje me Teutën mbi 1 vit më parë (janar 2012, kohë kur Teuta kryesonte Superioren me 5 pikë më shumë se Tirana e vendit të dytë), Basha - i cili atëkohë kishte pak kohë në krye të bashkisë dhe nisi të bënte shumë premtime për sportin - u ka premtuar atyre se, nëse do të fitonin do t’u jepte 100 mijë euro shpërblim, që do të thoshte rreth 4 mijë euro për secilin lojtar. Dhuratë që, edhe pse ata e fituan ndeshjen, nuk iu dha futbollistëve asnjëherë.
Basha e premtoi këtë shumë, pasi takoi katër lojtarë të Tiranës: Gilman Likën, Julian Ahmatajn, Bekim Balën dhe Erion Dushkun, të cilët patën kërcënuar me largim nga skuadra gjatë merkatos së janarit për shkak të rrogave të prapambetura. Basha u ka dhënë garanci futbollistëve, duke u thënë se jo vetëm që ata do të marrin pagat e tyre, por nuk do kenë probleme as në të ardhmen te kjo skuadër. Si për të bindur këta të fundit, kryebashkiaku ka pohuar se do t’i japë një premio 100 mijë euroshe skuadrës, në rast se do të fitojnë ndeshjen ndaj Teutës.
Nisur nga këto premtime, katër lojtarët kanë pohuar atëherë, se nuk do të largohen nga skuadra, madje edhe Gilman Lika, i cili një ditë më parë depozitoi në federatë kërkesën për prishje kontrate, ka theksuar se do ta tërhiqte dhe do të qëndronte te Tirana. Basha ka pohuar gjithashtu se trajnerit Rubio nuk do t’i mungojë asgjë gjatë fazës përgatitore dhe klubi do tentojë të forcojë ekipin edhe me lojtarë të tjerë.
BRAÇE: LULZIM, I SHKATËRROVE TË TRE EKIPET E TIRANËS
Lidhur me ngjarjen, ka reaguar deputeti i PS-së, Erjon Braçe. Në faqen e tij në ‘Facebook’, Braçe ka akuzuar drejtpërdrejt si përgjegjës për këtë çështje, Lulëzim Bashën: "Bravo Lulzim Basha! Ja arrite qëllimit: Tre ekipet e Tiranës i shkatërrove. Partizani doli nga tuneli ku e hodhe. Dinamo po shkon keq e më keq vetëm se ashtu doje ti dhe Shala jote. Por kjo me Tiranën është kulmi. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, që futbollistët e Tiranës të dalin dhe të protestojnë për rrogat para bashkisë. 5 muaj, vetëm ti e bëre. Ky është rekordi yt dhe i të gjithë atyre, që ti ke në parti. Kjo është edhe një arsye më shumë pse duheni ndëshkuar me votë", shkruan Braçe.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Basha: Duam pagat tona">