Futbollisti i Spanjës arrestohet për sulm të dyshuar seksual

Futbollisti i Spanjës arrestohet për sulm të dyshuar seksual

Rafa Mir

Sipas raportimeve në Spanjë, lojtari i Valencias, Rafa Mir u arrestua nga policia spanjolle mbrëmjen e së hënës, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy gra.

Sulmuesi, që ka qenë pjesë edhe e Spanjës U-23 ka rënë në prangat e policisë, së bashku me një tjetër person, i cili thuhet se ishte prezent në shtëpinë e futbollistit, kur ndodhi ngjarja.

Lojtari akuzohet për sulm seksual ndaj dy vajzave, në shtëpinë e tij, në orët e vona të së shtunës. Sulmuesi 27-vjeçar mungoi në stërvitjen e kësaj të marte te Valencia, me klubin që në një deklaratë të bërë, konfirmoi arrestimin, por tha se në mungesë të detajeve rreth tij, për momentin nuk mund të jepen më shumë deklarime, në pritje të asaj që do vendosë drejtësia.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: SPAK i afron ’21 janarin’ në prag, Berisha ‘lidh shkurt’ PD-në

Jakin Marena: SPAK i afron ’21 janarin’ në prag, Berisha ‘lidh shkurt’ PD-në