Problemet mes çiftit Kaka’ dhe bashkëshortes së tij Caroline Celico kanë nisur që gjatë verës që lamë pas, e mesa duket janë dashur pak muaj që futbollisti i njohur të konfirmonte ndarjen.

“Janë ndarë, por nuk mund të jap asnjë detaj. Janë gjëra private. Jemi lidhur që kur ishim 13 vjeç dhe u martuam kur mbushëm 18 vjeç.

Është normale që një marrëdhënie e tillë të ketë kriza,”-është shprehur futbollisti.

Sa i përket karrierës futbollisti i njohur Ricardo Kaka' do të nisë të luajë që prej janarit në skuadrën Orlandos.

kaka

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)