Futbollisti kosovar Rijat Shala
hetohet për trukim ndeshjesh në Itali

Futbollisti kosovar Rijat Shala<br />hetohet për trukim ndeshjesh në Itali
Futbollisti kosovar Rijat Shala është njëri prej 61 personave që po hetohen për trukime në Itali. Prokurori i Federatës së Futbollit të Italisë, Stefano Palazzi, ka publikuar listën me emrat e 61 personave dhe 22 klubeve të dyshuara për manipulim të ndeshjeve.

Prej 61 personave të dyshuar, 52 janë lojtarë aktivë, dy tashmë të dalë në pension, ndërsa të tjerët trajnerë e zyrtarë klubesh. Kështu, pas shqiptarit të parë Armand Caca në lidhje me skandalin e plasur së fundmi në futbollin italian, në hetime përfshihet dhe Shala.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Shala ka qenë nën vëzhgim të hetuesve italianë që nga koha kur luante te Novara, njëra prej skuadrave që po ashtu po hetohet. Shala 28-vjeçar për Novaran ka luajtur në edicionin 2009/2010 në kategorinë e tretë italiane dhe në edicionin 2010/2011 në kategorinë e dytë, Serie B.

Në verë të vitit të kaluar, ai u largua nga Novara për të kaluar te skuadra e kategorisë së dytë zvicerane, Lugano. Por, për Luganon luajti vetëm një ndeshje para se të shkëpuste kontratën në tetor të vitit të kaluar. Nga ajo kohë është pa skuadër. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës