Futbollisti i njohur shqiptar, Myrto Uzuni, duket se i është futur botës së biznesit, duke bërë investimin e parë të madh në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Uzuni, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi nga momenti i firmosjes së kontratës.
Po ashtu, futbollisti bën të ditur se ka blerë një hotel në Palasë të Vlorës, të cilit do i vendosë mbiemrin e tij, 'Uzuni Hotel'.
Uzuni ka shkruar se investimi i tij është bërë me shumë dashuri për brezat që vijnë dhe për Shqipërinë.
Kujtojmë se 30-vjeçari ndodhet jashtë Shqipërisë, pasi është pjesë e skuadrës amerikane të Futbollit, Austin FC.
Postimi i Uzunit:
UZUNI HOTEL
Shqipëria është më shumë se një vend — është ndjenjë, bukuri dhe krenari!
Me familjen pranë dhe zemrën plot! Sot finalizova blerjen e një hoteli në Sun Palas!
Një investim me dashuri, për brezat që vijnë, për Shqipërinë.
Komente









Shume mire te gjithe do vijne tek ky hotel sidomos emigrantët qe Kane ikur qe ne vitet 2000
PërgjigjuPo ne qe kemi ikur qe ne vitet 1990 nuk na lejohet te hyjm?
Mbare ta befte zoti !
Përgjigju