Futbollisti për t'u marrë shembull, Berat Gjimshiti asnjë karton të kuq në 250 ndeshje

Futbollisti për t'u marrë shembull, Berat Gjimshiti asnjë karton të kuq në 250 ndeshje

Berat Gjimshiti

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti është për t'u marrë shembull si brenda ashtu edhe jashtë fushe. "Xhimi" siguroi një numër të rëndësishëm, me plot 250 ndeshje të luajtura për Atalantën në Serie A.

Në këto ndeshje me Atalantën, Berati nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq. Një arritje më vete kjo për kapitenin e kombëtares shqiptare, i cili ka zgjidhur çdo situatë në mënyrën më të mirë dhe pa dalë nga loja, duke mos rënduar ekipin.

Kujtojmë që vjet, ai ngriti lart trofeun e Ligës së Europës. Ndërkohë, sa i përket ndeshjeve me Atalantën, Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë 44 herë. Në karrierën e tij, ai ka provuar dy herë kartonin e kuq, me Kombëtaren kundër Izraelit dhe kur ishte pjesë e Avelinos në Serinë B.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur