ANGLI - Në ndeshjen midis Manchester City-t dhe Newcastle United ka ndodhur një incident me flamurin shqiptar.

Futbollisti i Manchester City Aleksandar Kolarov po hetohet nga policia për një fyerje rraciste ndaj mbështetësve të skuadrës së Newcastle United gjatë ndeshjes së luajtur në St James’ Park.

Policia konfirmoi se ka nisur hetimet pasi mbrojtësi serb 27-vjeçar ka lëshuar deklarata kundër fansave që mbanin një flamur shqiptar.

Gjithçka, thotë rrjeti BBC është një histori e konfliktit të vazhdueshëm mes Serbisë dhe Shqipërisë. Zyrtarët e policisë thanë se i kanë marrë këto veprime si seriozisht dhe po kryejnë veprimet e duhura.

Kolarov mësohet se ka mohuar të ketë bërë veprime të tilla. Ai hyri në fushë si zëvendësues por u nxor jashtë vetëm 18 minuta më vonë. BBC nënvizon se tensionet mes Serbisë dhe Shqipërisë lidhen me Kosovën e cila deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Lajmi u publiku fillimisht në orën 19:40 të 15 dhjetorit dhe u përditësua në orën 08:07 të 16 dhejtorit

(d.b/shqiptarja.com)