UKRAINË - Një aksident ndodhi në ndeshjen e djeshme Dnipro-Dinamo e Kievit në ligën ukrainase. Lojtari i ekipit të Dnipro, Kankava ishte heroi i ditës pasi i shpëtoi jetën kundërshtarit të tij, Oleh Husyev.

Ai i mbajti gjuhën futbollistit të Dinamos së Kievit pasi u rrëzua pa ndjenja në fushë. Kjo ngjarje ndodhi në minutën e 22 të ndeshjes, kur portieri i Dnipro kapi një top në ajër dhe u përplas në kokë me Husyev.

Menjëherë, futbollisti Kankava dalloi rrezikun dhe nxitoi ti kapte gjuhën futbollistit kundërshtar duke i dhënë ndihmën e parë.  Pasi u dërgua në spital mjekët thanë se do të qëndrojë nën vëzhgim.

Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje, ishte mavijosur në fytyrë dhe kishte marrë gërvishtje, si dhe i ishin dëmtuar disa inde. Ndeshja Dnipro-Dinamo e Kievit përfundoi me rezultatin 2-0.
 

(v.gj/shqiptarja.com)