Gjatë tre ndeshjeve të zhvilluara, shqiptarët kanë spikatur dhe janë bërë pjesë e mediave ndërkombëtare për tifozët e zjarrtë, por këtë herë UEFA ka dhënë një çmim për tifozin më të mirë. Borin Shehu është vlerësuar me çmimin nga UEFA si tifozi më i mirë i ndeshjes midis Shqipërisë e Rumanisë. Ai ka vendosur që të mbështesë ekipin e zemrës në një mënyrë të çuditshme dhe mjaft interesante.
Djali nga Shqipëria, që studion për art në Francë, kishte bërë krahët gjigant të shqiponjës dhe më pas i kishte vendosur në shpinë. Borin Shehu kishte lyer fytyrën duke pikturuar shqiponjën dhe mbante veshur rrobat tradicionale.
Kjo mënyrë e mbështetjes, ka tërhequr vëmendjen e UFEA-s, dhe e thirrën për t’i dhënë çmimin si fansi më i mirë.
Borini ka bërë dhe një status në Facebook ku shpreh krenarinë e të qënit Shqiptar.
Postimi i Plotë në Facebook

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO