TIRANE - Mbrëmjen e kaluar në territorin e Parkut Kombëtar të Butrintit, zonë e Shpallur si Pasuri Botërore e UNESKO-s, janë konstatuar gërmime me ekskavator. Ekskavatori që gërmonte në orët e vona të natës kryente punime në zonën midis Gjirit të Armures dhe derdhjes së Kanalit të Butrintit në det, zonë kjo e përfshirë në Listën A si zonë rreptësisht e ndaluar për aktivitete.
Dukej se “këto punime kryhen natën me qëllim hapjen e një rruge për të përdorur plazhe në zonën e quajtur Pema e Thatë”, pohojnë burimet për Shqiptarja.com. Punimet e ekskavatorit janë konstatuar nga deputeti Auron Tare, ish-drejtor i Parkut Kombëtar te Butrintit, i cili ka lajmëruar autoritetet e parkut kombëtar. Nuk dihet se çfarë reagimi ka pasur për të ndaluar këto punime të kryera natën vonë në një territor të mbrojtur me ligj. Parku Kombëtar i Butrintit ka qenë zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, e cila ka aplikuar një projekt pilot të mbështetur nga Banka Botërore, e cila trajnoi një force Rangers për të ndaluar çdo aktivitet të paligjshëm në këtë zone.
Në vitin 2005 ky projekt u ndërpre dhe ruajtja e parkut bëhet me roje private. Ruajtja e Monumenteve të Kulturës dhe parqeve kombëtare bëhet në të gjithë Shqipërinë me roje private, një mënyrë kjo efikase për të parandaluar problemet e shumta të menaxhimit të këtyre zonave. Nuk është hera e parë që mjete të rënda pune hyjnë në zonën arkeologjike të Butrintit. Në fillim të korrikut një buldozer ka hyrë për të mbuluar me shpejtësi monumentet e lëna në mëshirë të fatit në Forumin Romak, pas gërmimeve të arkeologut amerikan David Hernandez dhe arkeologut shqiptar Dhimitër Çondi.
Pas lajmit që dha “Shqiptarja.com”, drejtuesit e parkut të nesërmen nisën me shpejtësi një ekskavator për të monumentet e sapogërmuara, ku edhe na njoftuan se po mbulohen këto gropa, të cilat ishin lënë nën ujë dhe në mëshirën e fatit. Ky lloj mbulimi ishte një skandal me vete, pasi po punohej me ekskavator në një zonë shumë delikate, ku poshtë tokës ruhen mjaft objekte ende të panjohura arkeologjike.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com