U dhunua nga fqinji, Katrinë Hila: Tentoi të më qëronte, u shtira si e vdekur që të shpëtoja

Ka dhënë deklaratën e saj Katrinë Hila, e cila u fut nën gomat e makinës nga fqinji i saj Hilë Simoni.

Ky i fundit deklaroi se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi nuk mundi të kontrollonte dot makinën për shkak të terrenit të vëshirë.

Ndërkohë që viktima i ka mohuar deklaratat e tij duke thënë se ajo është shtypur qëllimisht dhe për më tepër ai e ka dhunuar atë duke e goditur me shkelma.

"Ai ka marrë kthesën me shpejtësi dhe më ka përplasur e më pas dy këmbët mi ka zënë me gomat e makinës. Kam ndenjur gati 1 orë me këmbët nën goma. Kam ulur kokën, në këto moment ai më ka futur duart në sy dhe ka tentuar të më qërojë, aty kam filluar të ulëras me të madhe. Më ka futur duart në gojë dhe unë e kam kafshuar tek gishti për tu mbrojtur. Ai u ngrit u largua pak dhe më ka goditur me shkelma, në ato momente kam bërë si e vdekur vetëm që ai të ikte dhe të shpëtoja. Më pas ka ikur e se di nga ka shkuar.

Ai e ka bërë vetëm dashje. Jo, jo ne kemi patur konflikte  vetëm për punën e gardhit që na ndan shtëpinë më shumë me të shoqen e tij. Vetëm drejtësi kërkoj, vetëm zoti e drejtësia asgjë tjetër", deklaroi Katrinë Hila.


Lajmi kryesor:

Futi poshtë gomave të makinës fqinjën e tij, Gjykata e Shkodrës lë në burg Hilë Simonin/ Katrinë Hila: U shtira si e vdekur që të shpëtoja (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Dukaj u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Dukaj u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici