SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 50 vjeçarin Hilë Simoni, i cili futi nën gomat e makinës fqinjen e tij Kaltrinë Hilën duke i thyer këmbët.
Përplasja u raportua fillimisht si aksident, por nga hetimet rezultoi se 55-vjeçarja u aksidentua me qëllim nga fqinji, pas debatit që patën verbalisht.
Gjatë deklaratës së tij në seancën gjyqësore, Simoni ka thënë se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi nuk ka mundur të kontrollojë mjetin për shkak të rrugës pa standarde. Mësohet se 50 vjeçari ka thënë në gjyq se: "Djali im të ishte nuk do të kisha mundur të shmang aksidentin."
Përsa i takon debateve mendohet se ato i kanë pasur të mbyllura prej kohësh, para 1 jave bashkëshorti i Katrinës ka konsumuar kafe së bashku me Hilen në prezencë edhe të personave të tjerë.
Avokati ka kërkuar masë lehtësuese "arrest shtëpie" pasi sipas tij Hile Simoni prej 5 vitesh është me sëmundje pulmonare. Gjykata se ka marrë parasysh kërkesën duke e lënë në arrest me burg.
Ndërkohë që Katrinë Hila i ka mohuar deklaratat e Hilë Simonit, pasi ka deklaruar se është dhunuar edhe nën gomat e makinës duke e goditur me shkelma. Ajo tha se i është dashur të shtiret si e vdekur për të shpëtuar jetën e saj.
Ka dhënë deklaratën e saj Katrinë Hila, e cila u fut nën gomat e makinës nga fqinji i saj Hilë Simoni.
Ky i fundit deklaroi se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi nuk mundi të kontrollonte dot makinën për shkak të terrenit të vëshirë.
Ndërkohë që viktima i ka mohuar deklaratat e tij duke thënë se ajo është shtypur qëllimisht dhe për më tepër ai e ka dhunuar atë duke e goditur me shkelma.
"Ai ka marrë kthesën me shpejtësi dhe më ka përplasur e më pas dy këmbët mi ka zënë me gomat e makinës. Kam ndenjur gati 1 orë me këmbët nën goma. Kam ulur kokën, në këto moment ai më ka futur duart në sy dhe ka tentuar të më qërojë, aty kam filluar të ulëras me të madhe. Më ka futur duart në gojë dhe unë e kam kafshuar tek gishti për tu mbrojtur. Ai u ngrit u largua pak dhe më ka goditur me shkelma, në ato momente kam bërë si e vdekur vetëm që ai të ikte dhe të shpëtoja. Më pas ka ikur e se di nga ka shkuar.
Ai e ka bërë vetëm dashje. Jo, jo ne kemi patur konflikte vetëm për punën e gardhit që na ndan shtëpinë më shumë me të shoqen e tij. Vetëm drejtësi kërkoj, vetëm zoti e drejtësia asgjë tjetër", deklaroi Katrinë Hila.
Ky maskara do kapur dhe do rrahur mr thupra thane derisa ti dale shpirti....
Përgjigju