Futi gabimisht gazetarin në grupin e mesazheve ku diskutoheshin planet e luftës, këshilltari i Trump pranon fajin: E turpshme! Presidenti amerikan: Evropa gjithnjë ka qenë parazite

Këshilltari i presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz mori përgjegjësinë për skandalin e krijuar me grupin e bisedës në SIGNAL, ku bëri pjesë edhe një gazetar. AI foli në Fox News ku tha se faji ishte i tij.

"Është e turpshme, po. Ne do t’i shkojmë deri në fund. Asnjë punonjës nuk ishte përgjegjës. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Unë e ndërtova grupin. Detyra ime është të sigurohesha që gjithçka të jetë e koordinuar",- është shprehur Waltz.

Ai shpjegoi edhe se si ndodhi futja e Goldberg në chat në aplikacionin signal.

"A keni pasur ndonjëherë kontaktin e dikujt që tregon emrin e tyre dhe më pas keni numrin e dikujt tjetër atje? Sigurisht që nuk e pashë këtë dështak në grup. Dukej si dikush tjetër. Ai ndoshta e bëri atë qëllimisht",- pretendoi ai.

Trump ndërkohë i doli menjëherë në krah këshilltarit të tij. Sipas presidentit ai nuk ka përse të kërkojë falje.

"Nuk mendoj se duhet të kërkojë falje. Janë pajisjet apo teknologjia të cilat nuk janë perfekte. Më shumë mundësi ai nuk do t'i përdorë më të paktën në të ardhmen e afërt",- deklaroi Trump.

Trump mbështeti edhe një tjetër qëndrim skandaloz që u pa në bisedat mes anëtarëve të administratës së tij, atë të JD Vance për Europën, e cila sipas zv.presidentit është një parazit, liderët e së cilës nuk veprojnë.

Trump tha se e mbështet atë dhe se Evropa gjithnjë ka qenë e tillë. Trump tha se përdorimi i aplikacionit do të shihet me imtësi nga qeveria, ndërsa vlerësoi si sukses sulmin në Jemen, për të cilin flitej në mesazhet e dala në media.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ursula von der Leyen: Do e kthejmë Ukrainën në një kështjellë çeliku! Putin? Tashmë ka dështuar!

Ursula von der Leyen: Do e kthejmë Ukrainën në një kështjellë çeliku! Putin? Tashmë ka dështuar!