Ronald Araujo i trembi të gjithë mbrëmjen e kaluar teksa u shtri në fushën e blertë pa arsye. Kjo ndodhi në ndeshjen që Barcelona lunte në La Liga kundër Celta Vigo-s. Për rrjedhojë ngjarja shkaktoi panik dhe mbrojtësi uruguain u transferua në spital me ambulancë.
Ndërkohë sot Barcelona ka bërë me dije gjendjen e tij ku fatmirësisht thuhet se ka lënë spitalin, ndërsa analizat e mëtejshme do tregojnë se kur do jetë i aftë për t’iu bashkuar ekipit.
“Analizat shtesë ndaj lojtarit të ekipit të parë Ronald Araujo kanë qenë të kënaqshme dhe ai ka dalë nga spitali. Gjendja e tij në vijim do të shënojë edhe gatishmërinë me ekipin,”- shkruan Barcelona.
Ajo që ndodhi me Araujo-n u kujtoi të gjithëve rastin e Eriksen në kampionatin europian.