Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka arrestuar stomatologun e burgut të Peqinit Alfri Hasan Kulla 50 vjeç, pasi akuzohet se ka futur një celular në institucion në mënyrë të paligjshme.
Sipas njoftimit, në datë 17 janar 2019 në ambientet e përbashkëta (tualete) të njërit nga sektorët e burgut të Peqinit është gjetur i fshehur një telefon celular.
Pasi janë kryer veprimet hetimore, SHKBB i ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan. Nga hetimi i çështjes, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm thekson se ka rezultuar se futja e këtij celulari në ambientet e brendshme të burgut është bërë nga stomatologu i institucionit, Alfri Kulla.
Në këto kushte organi i prokurorisë ka nxjerrë Urdhër Ndalimin për stomatologun, i cili është ekzekutuar ditë e sotme nga oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.