Fëmijët dhe bukuria e shfaqjes 'Rosaku i shëmtuar'

Fëmijët dhe bukuria e shfaqjes 'Rosaku i shëmtuar'

Me Tiranën e zhurmshme dhe që shpeshherë është konsideruar si Tirana e të rinjve, ndonjëherë mbetet dilemë fakti se ku ti dërgojmë fëmijët për tu argëtuar. Një vend i tillë, i cili është jo vetëm argëtues, por mbi të gjitha edukues është Teatri i Kukullave. Këtë të shtunë u vu në skenë shfaqja “Rosaku i Shëmtuar” nga Andersen, për të cilën fëmijët po e prisnin me padurim

Shfaqja nis bukur, me dritat e ulta dhe nënën rosë që shfaqet duke ngrohur vezët e saj. Fëmijët të cilët nuk rrinë dot pa komentuar, padashur bëhen pjesë e shfaqjes.

Rosaku i shëmtuar është një prej pjesëve më të bukura për fëmijë. Aktorja Jorida Meta, që luan rolin e këtij rosaku na tregon sa bukur është të punosh për fëmijët.

Unë e them shpesh dhe vazhdoj ta them që është një punë shumë e bukur. Vetë fakti i dashurisë që të falin fëmijët dhe kënaqësisë që të falin ata është për ne një motiv shumë i madh për të punuar. Fëmija të do pa kushte. Nëse ai të pëlqen, vërtetë të adhuron dhe nëse nuk i pëlqen nuk afrohet fare tek ty. Ka një ndërgjegjësim nga ana e prindërve që sjellin fëmijët në teatër.

Jorida Meta, aktore

Pjesë nga shfaqja "Rosaku i shëmtuar"

Shfaqja vazhdon me rosakun e shëmtuar që nuk e duan shokët, dhe fëmijëve duket se u vjen keq për këtë gjë. Ata përfshihen shumë nga pjesa e vënë në skenë. Në rolin e Andersen, Elidon Alikaj na tregon bukurinë e të luajturit shfaqje për fëmijë.

Unë kam rolin e Andersenit që është edhe autori i kësaj përralle të bukur. Kur rosaku është keq, edhe Anderseni është keq, të njëjtën ndjeshmëri që ka rosaku ka edhe Anderseni. Të punosh për fëmijët është shumë e bukur sepse nga fëmijët gjithmonë merr duartrokitje të sinqerta.

Elidon Alikaj, aktor

Kjo shfaqje vjen në skenën e Teatrit të Kukullave nga regjisori italian Paolo Comentale i cili ka që prej vitit 2002 që punon në vendin tone

Eksperienca këtu është shumë interesante. Unë jam në Shqipëri që nga viti 2012 dhe vij në mënyrë periodike në këët teatër që për mua është shumë i bukur dhe bëhet një punë shumë interesante me fëmijët të cilët janë motorri i botës. Fëmijët janë shpresa jonë e madhe, për këtë kemi vendosur në skenë Andersenin. Ai është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj për fëmijë. Unë kam patur fatin të shkoj në shtëpinë e tij të lindjes në Danimarkë. Tek pjesa që do të vëmë në skenë “Rosaku i shëmtuar”, Andersen flet për mundësinë e madhe që ka çdo fëmijë për të gjetur mënyrën e tij të të shprehurit. Pra ne jemi të gjithë rosakë të shëmtuar që mund të bëhemi mjellma të mrekullueshme.

Paolo Comentale, regjisor

Pjesë nga shfaqja "Rosaku i shëmtuar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë