Një gjykatë në Paris ka shpallur fajtorë tetë burra dhe dy gra për shpifje online ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit Emmanuel Macron.
Të pandehurit u akuzuan për përhapjen e pretendimeve të rreme mbi gjininë dhe orientimin seksual të saj, si dhe për komente fyese mbi diferencën 24-vjeçare të moshës mes çiftit presidencial.
Shumica e tyre u dënuan me burgim të pezulluar deri në tetë muaj, ndërsa një person u arrestua menjëherë pasi nuk u paraqit në gjykatë. Disa prej tyre u ndëshkuan edhe me pezullim të llogarive në rrjetet sociale.
Gjykatësi theksoi se sulmet ishin të qëllimshme, degraduese dhe me synim të drejtpërdrejtë dëmtimin e Brigitte Macron.
Avokati i saj, Jean Ennochi, deklaroi se masat parandaluese dhe kufizimi i pranisë online të autorëve janë elementët më të rëndësishëm të vendimit, sipas BBC.
Nw gjyq dëshmoi edhe vajza e Brigitte Macron nga një martesë e mëparshme, Tiphaine Auzière, duke thënë se se sulmet online kishin ndikuar rëndë në shëndetin, jetën e përditshme dhe sigurinë e familjes, përfshirë nipërit e saj që përballeshin me tallje në shkollë.
Edhe më herët në vitin 2025, dy gra u dënuan për shpifje pasi pretendonin se Macron ishte transgjinore.
Teoritë konspirative që pretendojnë se zonja Macron është një grua transgjinore qarkullojnë që prej vitit 2017. Çifti presidencial ka hapur gjithashtu një proces gjyqësor në SHBA kundër gazetares Candace Owens për shpifje, duke e konsideruar fushatën online tashmë të papërballueshme.
Komente










