Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Disiplinës në FSHFëshë marrë një vendim i pazakontë ku Klubi i Kategorisë së Dytë, Labëria FC, është gjobitur me shumë rekord për futbollin shqiptar.
Klubi është dënuar me gjobë në shumën 10 milionë lekë duke shënuar edhe rekord sa i takon shifrave me të cilat janë dënuar më herët klubet e futbollit.
“Laberia FC, për publikimin e deklaratave fyese dhe diskriminuese që cënojnë reputacionin e futbollit dhe zyrtarëve të saj, në bazë të neneve 6/1/c, 6/4, 8, 13, 15/1, 47 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 10.000.000 (dhjetë milion) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%”- thuhet mes të tjerash në dokument.
Ky ndëshkim është bërë për një postim të bërë në rrjetin social facebook, nga Labëria FC ku përdoret një fjalor degradues me fyerjet nga më të ulëtat ndaj arbitrave, madje edhe përçmim me tendenca raciste.