Diego Costa ka mbyllur sezonin për shkak të dënimit që ka marrë pas fyerjes së rëndë që I bëri arbitrit në ndeshjen me Barcelonën. Sulmuesi në minutën e 28 doli me karton të kuq duke lënë ekipin me 10 lojtarë pasi ofendoi rëndë arbitrin dhe si pasojë disiplina në Spanjë e ka dënuar me 8 ndeshje pezullim.
Ajo që e ka fundosur Costa-n ka qenë raporti i arbitrit, i cili ka shkruar se përveç ofendimeve Costa e ka cënuar edhe fizikisht. Gjithsesi futbollisti 30-vjeçar nuk ia ka hedhur me kaq pasi ka marrë edhe një gjobë prej 6 mijë eurosh, ndërsa për episodin është gjobitur edhe klubi i Atletico Madrid me 2 e 800 euro.
Duke qenë se kanë mbetur edhe 7 javë kampionat Costa i bie të ketë mbyllur sezonin. Për këtë vendim futbollisti ka kohë 10 ditë për të apeluar.