Kryeministri i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi, pas takimit që pati me komisionerin e BE-së për zgjerim, Stefan Fule, e ka përshëndetur raportin për studimin e fizibilitetit duke shtuar se Kosova është e gatshme t’i përmbush të gjitha kushtet që dalin nga BE karshi republikes së Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova është e gatshme t’i normalizojë raportet me të gjithë fqinjët, sidomos me Serbinë, duke shtuar se këto dy shtete duhet ta ndihmojë njëra tjetrën në këtë proces, dhe jo ta bllokojnë njëra- tjetrën, raporton kosovapress.
Komisioneri Fule ka thënë se studimi i fizibilitetit i hap rrugën Kosovës drejt BE-së ku, sipas tij, kjo e fundit e ka vënë në qendër të vëmendjes çështjen e Kosovës, shkruan kosovapress.
I pyetur nga gazetarët se a mund të jetë kusht vazhdimi i dialogut që Kosova të fitojnë nënshkrimin e Stabilizim asocimit, ai ka thënë se nuk është kusht dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
(s.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com