Studimi i fizibiliteti për Kosovën do të nis këtë muaj. Këtë e tha Komisioneri për zgjerim i BE –së Shtefan Fyle gjatë debatit nderparlamentarë mes Kosovës dhe Parlamentit Evropian që po mbahet në Starsburg.
“ Studimi i fizibilitetit është hap konkret i perspektivës evropiane të cilën e ka premtuar BE-ja. Me 27 mars do të jem në Kosovë për të filluar këtë proces” tha Fyle.
Por Fyle nuk iu përgjigj Kryeuvendarit Jakup Krasniqi dhe ministrit Besim Beqaj lidhur me paralajmërimet e Beogradit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë.
Deputetët që janë pjesë e delegacionit të Kosovës, kanë kërkuar nga Parlamenti Evropian, por edhe nga Brukseli që të ndërmarrë veprime për të pamundësuar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com