Gjatë takimit u theksua se Shqipëria është në një fazë të re cilësore të rrugëtimit të saj evropian. Ministri Haxhinasto veçanërisht vlerësoi bashkëpunimin e hapur, intensiv dhe shumë të dobishëm të Komisionit Evropian dhe strukturave të tjera komunitare. Ai vuri në dukje se sfida madhore e procesit është stabiliteti dhe qëndrueshmëria e tij në kohë, duke garantuar njëkohësisht se fokusi kryesor mbetet në arritjen e rezultateve konkrete të këtij procesi.
Sa i përket politikës rajonale të Shqipërisë, Ministri theksoi se procesi integrues është alternativa më e mirë ndaj rritjes së ekstremizmit në rajon, pasi integron shoqëritë brenda tyre, vendet dhe gjithë rajonin në Bashkimin Evropian.
(aq/shqiptarja.com)