Fyle: Kosova e Serbia s'mund ta
bllokojnë njëra-tjetrën në BE

Fyle: Kosova e Serbia s'mund ta <br />bllokojnë njëra-tjetrën në BE
Kosova e Serbia nuk mund ta bllokojnë njëra-tjetrën në integrimin evropian. Ky është mesazhi që ka përcjellë Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle. Sipas tij, rezultatet e takimeve të fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë janë të prekshme.

Ai theksoi se kushtet për Serbinë janë të qarta nëse dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian. Një ndër kushtet, tha Fyle, mbetet edhe normalizimi i raporteve me Kosovën.

I pyetur nëse në fund të dialogut do të nënshkruhet një traktat paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, Fyle tha se BE-ja nuk i ka vendosur emër përfundimit të dialogut, por është më se e qartë se të dyja vendet nuk do të mund të bllokojnë njëra tjetrën në rrugën e integrimit evropian.

Fyle u paraqit në konferencë bashkë me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jean Claude Mingnon, i cili referuar miratimit të rezolutës për Kosovën tha është herët të flitet për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.

Redaksia Online
(Gre.M/jd/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit